Dimër në mes të pranverës/ Fshatrat e Shqipërisë nën pushtetin e borës, breshërit dhe...
Edhe pse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e pranverës, temperaturat e ulëta dimërore në disa qarqe të vendit vijojnë.
Zonat malore dhe kodrinore në qytetin e Korçës që nga fillimi i kësaj janë përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët dhe temperatura të ulëta. Ndërsa në qytet gjatë ditës së sotme ka patur reshje të dendura shiu.
Temperaturat e ulta në këtë qark pritet të shkojnë deri në -3 gradë të mërkurën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga sa raportohet, reshjet e shiut përgjatë ditës së sotme nuk sollën asnjë problem me qarkullimin e mjeteve në qytet, por për fshatrat kushtetet e këqija atmosferika kanë sjellë pasoja të rënda në kulutrat bujqësore dhe prodhimet e fermerëve gjatë këtij viti.
E njëjta situatë paraqitet edhe në qarkun e Lushnjes, ku breshëri i së hënës ka shkaktuar dëme kolosale në Fier Shegan, ku janë prekur dhjetëra hektarë me pjeshkë.
Nga gjithë investimi i hedhur në këto toka, fshatarët nuk presin të marrin as gjysmën prodhimit.
Ata shprehen se nuk kanë marrë shpërblime asnjëherë, ndërsa stuhitë e breshrit janë të shpeshta në këtë zonë. Ata kërkojnë nga qeveria që t'i kushtojnë bujqësisë rëndësinë që duhet, në të kundërt do të detyrohen të barktisin vendin.
Edhe mali i Dajtit u zbardh nga dëbora këtë të martë. Të mërkurën temperaturat do të jenë të ulëta, por ndryshe nga e marta parashikohet të ketë reshje bore në zonat malore. Ndërkaq në orët e fundit vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.