Covid-19/ MSH publikon të dhënat: Asnjë humbje jete dhe 14 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 279 testime, ka 14 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit 28 Mars 2023
– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:
Janë kryer 279 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
7 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Rrogozhinë, Devoll, Gramsh. Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,072 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 28 Mars 2023)
Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 279
Testime totale 2,047,887
Raste pozitive 333,828
Raste të shëruara 330,072
Raste Aktive 154
Humbje jete 3,602
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 132
Fier 7
Vlorë 4
Shkodër. 4
Berat. 3
Durrës. 3
Elbasan. 1
Korçë. 1