Digjen mbeturinat, Kukësi mbulohet nga tymi ndotës

Aktualitet

Digjen mbeturinat, Kukësi mbulohet nga tymi ndotës

Vendgrumbullimit të mbetjeve urbane të qyterit të Kukësit iu është vënë zjarri, duke krijuar një situatë kaotike.

Tymi dhe era kundërmuese e lëndëve toksike kanë përfshirë të gjithë zonën për rreth si dhe një pjesë të lagjeve të qytetit të Kukësit.

Ndërkohë, kjo është hera e trerë që kjo pikë e mbetjeve përfshihet nga zjarri brenda një viti.

Në pikën e grumbullimit kanë mbërritur forcat e zjarrfikses së qytetit, policia bashkiake dhe ajo e shtetit që po bëjnë veprimet e nevojshme.

Vendgrumbullimi i mbetjeve është i pozicionuar në kahun perendimorë të qytetit, vetëm një kilometër në vijë ajrore nga Kukësi.

Ndërkohë, dy herët e tjera zjarrfikësve iu deshën 6 muaj kohë për vënien e plotë nën kontroll të flakëve./vizionplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion