"21 janari’, gazetari: Berisha u çoi çanta me para, u përpoq të blinte familjen Deda

Aktualitet

"21 janari’, gazetari: Berisha u çoi çanta me para, u

Rihapja e hetimeve per 21 janarin tashme nga SPAK, po komentohet gjeresisht ne vend.

Gazetar Adriatik Doçi tha mbremjen e sotme, se ka një elemnt tjetër që nuk është hetuar më  ’21 Janar’, është fakti se Sali Berisha është përpjekur për të blerë familjen e Hekuran Dedës, pas vrasjes së tij.

Sipas Doçit u janë çuar para që të pranonin Berishën në mort dhe të akuzonin Ramën për vrasjet në Bulevard.

‘Natën e 21 janarit pasi janë bërë vrasjet ka pasur ndërhyrje të paligjshme në serverin e kryeministrisë ku janë fshirë të gjitha pamjet filmike, fshirja e pamjeve filmike është konfirmuar edhe nga një mesazh i koduar i Berishës i cili ka thënë se kam urdhëruar sekretarin e Përgjithshëm që ti vendosë në dispozicion prokurorisë pamjet, por mesnatën e 21 janarit ishin fshirë pamjet filmike.

Kemi një element tjetër që nuk janë hetuar kemi përpjekjet e Sali Berishës për të blerë familjen Deda pas vrasjes.

I ka çuar badygardi një çantë me para për ta pranuar Sali Berishën në mort dhe për të akuzuar Edi Ramën për vrasjet në Bulevard, kjo është një tjetër përpjekje shumë e rëndë dhe kriminale për të mbuluar vrasjet, fshehja e pamjeve filmike, refuzimi i 2 prokurorëve epë hyrë në oborrin e kryeministrisë. S’janë lejuar prokurorët të mbledhin gëzhojat, sepse do të fshiheshin provat.’- tha Doçi ne report tv .

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion