Temperaturat deri 43 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Temperaturat deri 43 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas meterologeve, dita e mërkurë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta.

Moti fillimisht pritet të jetë i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobëta e lokale shiu të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mbrëmje mot i kthjellët e vranësira të izoluara në relievet malore në juglindje e lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitoi shpejtësi deri ne 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20 deri 41°C
në zonat e ulëta 21 deri 43°C
në zonat bregdetare 25 deri 39°C

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion