Diabeti dobëson kockat/ Çfarë duhet të konsumoni për shëndet të mirë

Aktualitet

Diabeti dobëson kockat/ Çfarë duhet të konsumoni për

Njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga frakturat, thotë një studim të cilit i referohet AgroWeb.org.

Studimi në fjalë u krye në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët analizuan të dhënat e 3300 personave të prekur nga diabeti i tipit 1 dhe 44,000 të tjerëve të prekur nga diabeti i tipit 2.

Ata matën të dhënat e nivelit të sheqerit në gjak të pjesëmarrësve për 2 deri në 3 muaj.

Gjetjet treguan se të dy kategoritë e pacientëve ishin të rrezikuar nga frakturat dhe problemet me kockat.

Megjithatë, rreziku i frakturave ishte më i lartë në mesin e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 1.

Tek pacientët e diagnostikuar me diabetin e tipit 2, rreziku i frakturave i atribuohej faktorëve që shkojnë përtej nivelit të sheqerit në gjak.

Diabeti prek miliona njerëz në botë dhe ai i tipit 2 është më i përhapur.

Ky lloj i sëmundjes ndodh kur njeriu bëhet rezistent ndaj insulinës.

Diabeti i tipit 1 diagnostikohet më shumë tek fëmijët dhe adoleshentët dhe shkaktohet nga mungesa e insulinës.

Frakturat janë një rezultat jo vetëm i një trauma por edhe dobësimit të kockave.

Trauma shkaktohet nga rrëzimi ndërsa forca e kockave varet nga volume, forma dhe cilësia e tyre.

Dendësia kockore është një faktor i rëndësishëm rreziku.

Gratë janë më të rrezikuara nga fakturat sepse kanë një dendësi më të dobët kockore.

Ekspertët identifikojnë duhanpirjen dhe ushqyerjen si faktorë të rëndësishëm rreziku për frakturat e kockave.

Sipas tyre, nëse një person rrëzohet në anë, është 6 herë më i rrezikuar nga një frakturë e ijeve.

 

 

 

ME TE LEXUARAT