Dhunuan për vdekje të moshuarin për 50 mijë lekë, këta janë dy grabitësit e Mallakastrës

Aktualitet

Dhunuan për vdekje të moshuarin për 50 mijë lekë,

Personat që shihni në foto sipas policise, janë dy autorët e grabitjes më dhunë në Mallakastër, Ervis Halimi dhe Musa Gudo.

Të dy personat u futën për të vjedhur në banesën e Caush Shehajt, 89-vjeç, të cilin e dhunuan deri në vdekje.

Nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, e dhunuar shfaqet gjithashtu bashkëshortja e Shehajt e cila është edhe e sëmurë.

Autorët u nisën në banesë për një kasafortë të cilën e kishin pikasur më herët por mundën të vjedhin vetëm 50 mijë lekë të vjetra.

Sipas dëshmitarëve, kasaforta ishte e mbushur me rërë dhe në të kishte vetëm disa dokumente pronësie që i moshuari i kishte ruajtur nga koha e komunizmit./vizion plus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion