Mevlan Shaba prezanton partneren këngëtare

Showbiz

Mevlan Shaba prezanton partneren këngëtare

I ftuar këtë javë në rubrikën Trotuar, Mevlan Shaba ka prezantuar partneren e tij, këngëtaren kosovare, Albulena Ukaj, si çifti më i ri i showbizit shqiptar, të cilët rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.

Mevlani zbuloi se kontakti i tyre i parë ka qenë pasi ai i publikoi në Instagram këngën e saj të re. Albulena tregon se pas kësaj ata  filluan të shkëmbenin mesazhe, derisa Mevlani e ftoi për një bashkëpunim.

“Pas disa ditë komunikimi, s’kemi pas asnjë lloj shkëndije, vetëm çështje pune kemi diskutuar”, tha ajo, ndërsa zbuloi se ishte Mevlani i pari që shprehu ndjenjat.

“Te Mevlani më pëlqen çdo gjë, karakteri i tij si njeri , shpirtbardhësia e tij dhe shumë gjëra të tjera që kompletojnë një mashkull ashtu siç un e pëlqej”, shtoi ajo.

Pas pretendimeve se ka pasur tradhëti midis çiftit, ata thanë se nuk ka pasur asnjëherë diçka të tillë përveç disa mosmarrëveshjeve.

E pyetur nëse e pengon pjesëmarrja e Mevlanit në Përputhen, Albulena tha se nuk i intereson e shkuara e tij. “E kam ndjekur Mevlanin në Përputhen. Gjithmonë kam parë gjëra pozitive tek Mevlani” tha ajo.

I akuzuar se kjo lidhje është bërë për marketing, Mevlani e kundërshtoi duke thënë se kështu ndodh kur je një person publik, ndërsa tha se lidhja e tyre ka kohë por e bëri publike në këtë moment pasi ndjekësit e tyre e meritojnë një shpjegim.

Albulena tregon se ajo i ka takuar prindërit e Mevlanit ndërsa ai akoma prindërit e saj. Çifti zbuloi se puthja e parë është shkëmbyer në Tiranë./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion