Sulmi me bombë në Stamboll, Bullgaria ngre akuzë ndaj 5 personave

Bota

Sulmi me bombë në Stamboll, Bullgaria ngre akuzë ndaj 5 personave

Autoritetet bullgare kanë akuzuar pesë persona për dhënien e ndihmës për njërin prej të dyshuarve që kreu sulmin e fundjavës së kaluar në qendër të Stambollit.

Nga ky sulm në Sheshin Taksim u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 81 të tjerë.

Kështu tha më 19 nëntor, Siika Mileva, zëdhënëse e prokurorisë së Sofjes.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha më 14 nëntor se policia e këtij vendi ka arrestuar 22 persona të dyshuar për sulmin në Stamboll.

Në mesin e të arrestuarve, ishte edhe personi që ka vendosur bombën.

Turqia ishte goditur nga një seri bombardimesh vdekjeprurëse edhe më 2015 dhe 2017, përgjegjësinë e të cilave e kishin marrë grupi militant Shteti Islamik dhe militantët kurdë. Nga këto sulme janë vrarë mbi 500 civilë dhe personel i sigurisë.

Turqia për një kohë të gjatë lufton kundër militantëve kurdë - apo Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që njihet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion