Dhunuan një person për vendin e parkimit në Shkodër, dy autorët vetëdorëzohen në polici

Aktualitet

Dhunuan një person për vendin e parkimit në Shkodër, dy

Policia në Shkodër njofton se dy persona, ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masën e “arrestit me burg” janë vetëdorëzuar.

Mësohet se të vetëdorëzuarit ishin konfliktuar më 2024 me një person në qytet për vendin e parkimit.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. T., 25 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.

Shtetasit S. T. dhe I. S. janë vetëdorëzuar mesditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion