U kap me drogë në makinë dhe banesë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali

Aktualitet

U kap me drogë në makinë dhe banesë, arrestohet

Një 22-vjeçar shqiptar, i përfshirë në trafikun e drogës, është arrestuar nga policia e Bolonjas. Bëhet me dije se i riu është shqiptar është një emër i njohur për policinë italiane për shkak të precedentëve penalë të mëparshëm.

Shqiptari u kap në flagrancë, pasi një makinë tërhoqi vëmendjen e oficerëve, teksa në bordin e saj ndodheshin dy persona. Makina ishte e ndaluar në parkingun pranë stacionit të trenit Lama di Reno, me motorin ndezur. Gjatë kontrollit në makinë, efektivët dyshuan nga era tipike e fortë e një lënde narkotike, e cila vinte nga brenda kabinës së pasagjerëve, ndërsa i riu shqiptar, i cili ishte pasagjer dhe 30-vjeçari italian, u shfaqën nervozë.

Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit të autoriteteve, brenda çantës së shpinës u gjetën 810 gramë lëndë narkotike të llojit hashash, e ndarë në 32 doza të paketuara, në të cilën shfaqej figura e një boksieri të njohur amerikan. Gjithashtu u sekuestruan rreth 2,075 euro cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të gjetura brenda xhaketës së shqiptarit.

Aktivitetet e kërkimit të karabinierëve kanë vijuar brenda shtëpisë së 22-vjeçarit shqiptar, duke gjetur një tjetër lëndë narkotike, afërsisht 10 gramë hashash. I riu shqiptar është njohur me hjykimin e menjëhershm nga Gjykata, ku iu caktua edhe masa e arrestit shtëpiak.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion