“Nga sot ka vetëm dy gjini, femër dhe mashkull”/ DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia “X” në pasaportë

Bota

“Nga sot ka vetëm dy gjini, femër dhe mashkull”/ DASH

Departamenti amerikan i Shtetit ka mbyllur ëebsite-in që informonte qytetarët për mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë alternative në pasaportat amerikane.

Ky hap u ndërmor vetëm një ditë pasi presidenti Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, duke përjashtuar njohjen zyrtare të personave transgjinorë.

“Do të kthejmë ligjin dhe rendin. Do të forcojmë një shoqëri që i jep fund racizmit dhe bazohet te merita. Nga sot do të kemi parasysh, do të kemi dy gjini mashkull dhe femër” – deklaroi Trump në fjalimin historik në ceremoninë e inagurimit.

Faqja e internetit informonte qytetarët se ata mund të zgjidhnin një nga tre opsionet e përcaktimit gjinor në pasaportat e tyre: mashkull (M), femër (F), ose një identitet të papërcaktuar apo alternative të shënuar me X.

Në njoftim theksohej se për të ndryshuar përcaktimin e gjinisë, aplikantët nuk kishin nevojë të paraqisnin dokumentacion mjekësor. Tani, faqja në fjalë ridrejton përdoruesit në një seksion të përgjithshëm për informacionin mbi nxjerrjen e pasaportave.

Në urdhrin ekzekutiv të firmosur në ditën e parë në detyrë, Trump nënvizonte se qeveria federale do të njohë vetëm dy gjini mashkull dhe femër duke argumentuar se “ato janë të pandryshueshme dhe bazohen në realitetin themelor dhe të pakundërshtueshëm.”

Kjo lëvizje përmbys politikat e mëparshme që kishin zgjeruar në dokumentet zyrtare të drejtat e personave transgjinorë dhe jo-binarë, një term ky i përdorur kur një person nuk mendon se ai ose ajo është ekskluzivisht një grua ose burrë.

ME TE LEXUARAT