I shtruar prej 5 ditësh, vdes në spital i moshuari që u dhunua me bashkëshorten në Fier

Aktualitet

I shtruar prej 5 ditësh, vdes në spital i moshuari që u dhunua me

Ndërron jetë ne spital 80-vjecari Namik Rustemi, i cili disa ditë me parë është dhunuar fizikisht së bashku me bashkëshorten e tij në fshatin Povelçë të Fierit. Policia ka arrestuar si autor të ngjarjes shtetasin Ilir Nukaj.

Si pasojë e dhunës brutale, 80-vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë sot në Spitalin Rajonal të Fierit.

Sipas familjarëve, autori është paraqitur në dyqanin e të moshuarve për të blerë alkool, ndërsa 80-vjeçari nuk ka pranuar t’ia shesë, pasi njihej si person problematik.

Nusja e djalit të çiftit të moshuar, ka deklaruar se çifti nuk kishte asnjë konflikt të mëparshëm me autorin, ndërsa ka shtuar se në momentin e ngjarjes, 47-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës. Nukaj për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.Rustemi, 77 vjeçe.

I moshuari u shtrua në spital me dëmtime të shumta dhe i intubuar, ndërsa bashkëshortja e tij pasi ka marrë mjekim nëspital është larguar drejt banesës.

Për këtë ngjarje materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku për autorin është dhënë dhe masa e sigurisë burg pa afat./news24

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion