Dhunoi me sende të forta dhe grushte partneren shtatzënë, ekzekutohet masa e sigurisë ‘arrest në burg’ për 25-vjeçarin

Aktualitet

Dhunoi me sende të forta dhe grushte partneren shtatzënë,

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndaj 25-vjeçarit, qe u ekstradua nga Beogradi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër ekzekutuan vendimin e Gjykatës Dibër për shtetasin në kërkim ndërkombëtar K.M., 25 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.

25-vjeçari, u kap në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Ai akuzohet se në muajin janar 2025, në Bulqizë, dhunoi rëndë, me sende të forta dhe me grushte, bashkëjetuesen e tij, shtatzënë.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin e 25-vjeçarit nga Serbia, në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion