U akuzua për presion ndaj drejtësisë, Rama kujton ofendimet e Berishës ndaj Ina Ramës: E ngrinte puçistë dhe e ulte lavire…

Aktualitet

U akuzua për presion ndaj drejtësisë, Rama kujton ofendimet e

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen që ka zhvilluar me grupin e Partisë Socialiste është ndalur te sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend.

Rama tha se sot deklaratat nga gjyqtarët e prokurorët janë të shpeshta pas kritikave të tij dhe asnjë e tillë nuk është bërë për Berishën dhe denigrimet e tij për aktorë të drejtësisë.

“Para se të përdorin fjalën “presion” – që është një fjalë e madhe për mbështetësin më të madh të pavarësisë së tyre, që jam unë – le të kujtojnë saktësisht ku ishin fshehur kur parardhësi im fliste për “puciste” dhe për “lavire” të prokurores së përgjithshme. Ndoshta iu vjen zor ta rikujtojnë këtë detaj ose e konsiderojnë të panevojshme për kujtesën e tyre, por ajo kohë ka ikur dhe tani po hyjmë në Evropë. Sot, në këtë kohë, asnjë pasardhës i im nuk mund të artikulojë as një deklaratë të plotë, e jo më gjysmëllaf. Dhe kur lexon librin e shtëpisë së prokurorit tonë më të guximshëm, aty te dera e SPAK-ut, duhet ta kuptojnë se mesazhi është më i rëndësishëm se mesazheri. Ata paguhen nga taksat e qytetarëve, së bashku me 500 sekretarë dhe këshilltarë, për të qeverisur sistemin e ri të drejtësisë, dhe jo për të u menduar për ndërhyrje dhe presione të imagjinuara nga unë – që kam dorëzuar shpatën e drejtësisë së pavarur, që rrinte në zyren time që nga viti 1912”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion