Nuk keni paguar siguracionin dhe taksat? KUJDES! Në monitorim makina inteligjente, aksioni fillon në aksin Tiranë- Milot

Aktualitet

Nuk keni paguar siguracionin dhe taksat? KUJDES! Në monitorim makina

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task-Forcën e Transportit Rrugor, që prej të martës ka nisur një fushatë të re kontrolli inteligjent në rrugët e vendit. Autoritetet kanë vënë në funksion mjetet e pajisura me kamera dhe sisteme të automatizuara për identifikimin në kohë reale të automjeteve që qarkullojnë.

Aksioni ka filluar në segmentin Tiranë – Milot, një nga akset me fluks të lartë lëvizjeje dhe sipas institucioneve do të shtrihet gradualisht në disa prej rrugëve kryesore kombëtare.

Përmes teknologjisë së makinës inteligjente, strukturat përgjegjëse kryejnë verifikimin e dokumentacionit të mjeteve, kontrollin e statusit të kontrollit teknik, siguracionit dhe detyrimeve të tjera ligjore. Sistemi mundëson identifikimin e shkeljeve pa ndalur çdo mjet në mënyrë fizike, duke synuar rritjen e efikasitetit dhe transparencës në terren.

Sipas DPSHTRR-së, fushata synon rritjen e sigurisë rrugore, evidentimin e mjeteve me mangësi ligjore apo dokumentacion të parregullt, si dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit, përfshirë kufijtë e shpejtësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion