Zbulohet autori që dhunoi montuesin e kamerave Rigels Kaso nga Bilishti, shpallet në kërkim

Aktualitet

Zbulohet autori që dhunoi montuesin e kamerave Rigels Kaso nga Bilishti,

Policia ka shpallur në kërkim një 34 vjeçar, i cili dyshohet se ditën e djeshme dhunoi Rigels Kason, 42-vjeçarin nga Bilishti.

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim shtetasin B.Gj, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Rigels Kaso, 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policise

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën "Sokrat Miho", dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

I demtuari nga kjo ngjarje merrej me punime it dhe montime te sistemeve te kamerave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion