Arrestohet aktorja e njohur! Rrahu ish-bashkëshortin gjatë pushimeve dhe shkatërron apartamentin

Showbiz

Arrestohet aktorja e njohur! Rrahu ish-bashkëshortin gjatë pushimeve

Mbrëmjen e së dielës është arrestuar një këngëtare greke pasi ka rrahur ish-bashkëshortin e saj në një apartament të marrë me qira në Karystos, ku po qëndronin për pushime së bashku me djalin e tyre 12-vjeçare.

Sipas informacioneve, aktorja 38-vjeçare, e cila ishte në gjendje të dehur pasi kishte konsumuar sasi të alkoolit, ka shkaktuar dëme në banesën ku ndodhi dhuna, ndërsa informacionet e fundit thonë se aktorja ka sulmuar edhe fëmijën 12-vjeçar.

Siç raporton media greke eviathema.gr, gjithçka nisi pasditen e së dielës ku aktoria theu gjithçka në dhomë, duke sharë dhe goditur bashkëshortin e saj 57-vjeçar.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë të cilët janë njoftuar për ngjarjen dhe kanë arrestuar aktoren.

Aktorja më pas është dërguar në komisariatin e Karystos ku pasi ka dhënë deklaratë është liruar në orën 00:00 të natës me urdhër të prokurorit publik.

Sipas informacioneve, 57-vjeçari ndonëse ishte vënë në dijeni për mundësinë e kalimit në një strukturë për viktimat e dhunës në familje, ai e ka refuzuar atë, ndërkohë që ka deklaruar se nuk dëshiron të ndjekë penalisht aktoren.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion