Qëlloi nga ballkoni i banesës, ndërhyn renea, evakuohen banoret

Aktualitet

Qëlloi nga ballkoni i banesës, ndërhyn renea, evakuohen banoret
Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mëngjesin e sotëm, të cilat terrorizuan qytetin juglindor.

Përmes një komunikate për mediat, blutë e Korçës bëjnë me dije se autori është shtetasi Edmond Naska, 71 vjeç, i cili është me probleme mendore. Ai ka qëlluar nga ballkoni i banesës së tij, apartament i katit të një pallati dhe më pas ka mbyllur derën e banesës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16 të Korçës, rreth orës 10:20.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, teksa janë evakuuar banorët e pallatit. Uniformat blu kanë rrethuar banesën e 71-vjeçari, teksa po pritet ardhja e forcave RENEA për të ndërhyrë që ta neutralizojnë autorin.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).

Lexo edhe:
Të shtëna me armë në Korçë, autori mbyllet në banesë
Dhunuan një person për motive pronësie, arrestohen babë e bir në Korçë

Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion