U dhunua barbarisht polici në Vlorë, dalin detaje, shkak i aktit dyshohet të ketë qenë një...

Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një polic bashkiak është dhunuar barbarisht.
Sipas informacioneve paraprake, polici me inicialet B.J. ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavijonin e kirurgjisë.
Në lidhje me këtë incident të dhunshëm, deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet përkatëse.
Por është bërë me dije se polici është dhunuar për shkak të një gjobe që i ka vendosur shoferit të një mjeti furgon dhe që operon linjën e fshatit.
Ai ka fraktura në kokë dhe në hundë, teksa ka marrë mjekimin e nevojshëm në spital dhe më pas ka dalë, duke u kthyer në banesë.
Hetimet e mëtejshme do zbardhin edhe dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e saj, teksa nuk ka ende informacion për autorin e dyshuar të agresionit.