Dhuna ndaj dy kushërinjve, Gjykata merr vendimin për 3 të afërmit e ish-deputetit Rraja, lirohet pronari i lokalit

Aktualitet

Dhuna ndaj dy kushërinjve, Gjykata merr vendimin për 3 të

Është dhënë vendimi për katër të arrestuarit për ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë.

Lihen në burg tre nga katër personat e arrestuar për dhunën barbare në Krujë ndaj 2 qytetarëve, tre ditë më parë. Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj janë lënë në “arrest me burg”, teksa pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Kujtim Bërdaku u la me masën “detyrim paraqitje”. Ata akuzohen për dhunën barbare ndaj 2 kushërinjve të cilët u akuan për guroren në Borizane, e cila po u shembte shtëpitë.

Ata protestonin kundër gurores së Delia group për shkak se po u shkaktonte dëme në banesa me shpërthimet e kryera.
Ditën e sotme kanë dalë para gjykatës katër personat e parë të arrestuar për këtë ngjarje që tronditi opinionin publik dhe që solli dhe ndryshime në qeveri.

Në sallën e gjyqit kanë dalë sot Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj dhe Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit ku ndodhi sulmi barbar.

Sipas dosjes hetimore të prokurorit Ylli Basha rezulton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 12:00 të datës 6 korrik. Bilbil dhe Jashar Maja, kushërinj të parë mes tyre ishin ulur në ambientet e bar Fregen në Thumanë me qëllim për të biseduar me inxhinierin e gurores që të përdoreshin sasi më të vogla eksplozivi sepse nga shpërthimet e pakontrolluara po u dëmtoheshin banesat

ME TE LEXUARAT