"1 mijë euro ose të heq tendën", GJKKO lë në burg, inspektori i IMT-së ia hedh fajin kolegut

Gjykata e Posacme la në masën "arrest me burg" inspektorin tjetër të IMT, Klajdi Zhilla, i arrestuar për korrupsionin 1 mijë euro për mos heqjen e në tende në Kombinat.
Zhilla u vetëdorëzua disa ditë pas operacionit të policisë dhe SPAK, ndërsa të shtunën në burg u la dhe inspektori Gerald Fuçia.
Arrestimi i zyrtareve vendore ndodhi pas nje denoncimi sipas te cilit ata kane abuzuar me aksionin e nisur ne vend per ndertimet pa leje.
Nje biznes i denoncoi punonjesit lokale se kishin kerkuar 1 mije euro per mos heqjen e tendes.
Arrestimet ndodhen teksa zyrtaret ishin duke marre parate e ryshfetit te cilat u perpoqen ti fshehin duke i fitur ne nje gote kafee prej kartoni por agjentet e SPAK i sekuestruan.
Seanca e sotme
Inspektori K.ZH, pretendon se nuk ka qenë në dijeni të pazareve që janë bërë për subjektin në fjalë. Madje, fajin lidhur me këtë ia hedh kolegut të tij.
“Atë ditë kam qenë me shërbim në një tjetër subjekt që ishte planifikuar për prishje. Të nesërmen kam shkuar në një lokal me porosi të kolegut për të marrë një porosi”, mësohet të ketë thënë ai.
Sipas avokatit, transkriptet dhe fabula e organit të akuzës është ndërtuar gabim.
Më 30 gusht, GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për inspektorin G.F.
“Nuk e njoh qytetarin, nuk kam pasur kontakt apo takim me të, dhe nuk kam dijeni për ryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore se nuk kam lidhje me këtë rast.
Detyrën time e ushtroj me seriozitet dhe profesionalizëm, si në dhjetëra raste të tjera për lirimin e hapësirave publike“, është shprehur ai para togave të zeza.


