Vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas në Fier, policia zbardh detajet e para

Aktualitet

Vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas në Fier, policia zbardh

Një konflikt i cili ka lënë pas një viktimë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Fier. Një 23-vjeçar ka mbetur i vrarë pasi u qëllua tre herë me thikë nga një 39-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Ramiz Aranitasi",në Fier ndërsa mësohet se shkaku i konfliktit ka qenë për motive xhelozie, kjo pasi mësohet se viktima ishte bashkëjetuesi i ish-guras së autorit të vrasjes.

“Rreth orës 21:00, në rrugën "Ramiz Aranitasi", shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. 

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.", - njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion