Defender Europe 21, Ambasadorja Yuri Kim qëllon me pistoletë pranë Malit me Gropa

Diplomatja amerikane Yuri Kim ka qenë e pranishme në një prej stërvitjeve ushtarake që po zhvillohet mes ushtrisë amerikane dhe shqiptare në Bizë.
Ambasadorja Kim ka dashur që veç ndjekjes nga afër te shohë edhe të prekë armatimet e ushtrisë.
Ajo ka provuar mitralozin ku ka marrë gati pozicionin për të qëlluar. Po ashtu ajo ka provuar të qëllojë edhe me pistoletë.

Në të dyja momentet ambasadorja shoqërohej nga ushtarë amerikanë.
Kim ndodhej në Bizë së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor është duke u zhvilluar stërvitja më e madhe ushtarake e quajtur “Deffender Europe 21”.


