Detajet, pse u shoqëruan në policinë e Durrësit, djali dhe kushëriri i rivalit të Aldo Bares

Aktualitet

Detajet, pse u shoqëruan në policinë e Durrësit, djali dhe

Policia e Durrësit të premten ka shoqëruar djalin dhe kushëririn e Saimir Taullaut, pas një hetimi 4 mujor për prodhim dhe trafikim lëndësh narkotike. 

Mësohet se Sajmojen Taullau është djali i Saimir Taullaut, kurse Klajdi Taullau është kushëriri i tij i parë.


Saimir Taullau, biznesmeni nga Lushnja është i njohur si një nga rivalët e Aldo Bares.

Vitin e kaluar Taullau u arrestua në Maqedoninë e Veriut, pasi ishte dënuar me 4 vite burg nga Zvicra për trafik droge.

Po ashtu, Taullau ka qenë edhe subjekt i OFL-së si dhe i ka shpëtuar më parë dy atentateve, në 2017 dhe 2018 para lokalit të tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion