“Rastet e vështira po vijnë”, Yuri Kim paralajmëron: Reforma në drejtësi e vërtetë

Politikë

“Rastet e vështira po vijnë”, Yuri Kim paralajmëron:

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon sërish për Reformën në Drejtësi, teksa thekson se ajo është e vërtetë.

Duke u ndalur te Gjykata Kushtetuese, që u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, kryediplomatja amerikane thekson se deri më tani ky institucion ka marrë 25 vendime, ndërsa paralajmëron se rastet e vështira po vijnë.

“Pas 3 vitesh e paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020. Deri më tani, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka marrë 25 vendime. Rastet e vështira po vijnë.

Reforma në Drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me ju, derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional”, shkruan ambasadorja Kim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion