Dëbora bllokon banorët në Bjeshkët e Javorrit, ekipet e shpëtimit ‘ngecin’ në Qafën e Markofçes

Aktualitet

Dëbora bllokon banorët në Bjeshkët e Javorrit, ekipet e

Në orët e para të mëngjesit ekipet dhe mjetet shtesë të Bashkisë Tropojë janë nisur drejt Bjeshkës së Javorrit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës.

Aktualisht ekipet kanë arritur deri në Qafën e Markofçes, ku po përballen me vështirësi të mëdha për hapjen dhe pastrimin e rrugës, e cila është e bllokuar në disa segmente si pasojë e stuhive të dëborës dhe erës së fortë.

Rreth orës 07:30 ësht bërë i mundur kontakti me Arbër Sokolaj, i cili ka konfirmuar se gjendja e familjarëve të tij, të bllokuar nga dëbora, është e mirë dhe pa probleme shëndetësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion