DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet

DASH ka publikuar raport për transparencën fiskale, ku Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet. Për 69 vende të tjera Departamenti thekson se nuk i përmbushin standardet, megjithëse një pjesë e tyre ka shënuar progres të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e transparencës fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria është mes 71 vendeve që përmbushin standardet.
Sipas raportit, nga 139 vende dhe Autoriteti Palestinez të vlerësuara, 71 qeveri u cilësuan si përmbushëse të kërkesave minimale, ndërsa 69 nuk arritën të plotësonin kriteret. Nga këto të fundit, 26 vende kanë bërë përparim të konsiderueshëm drejt përmbushjes së standardeve.
Në vlerësimin e tij, Departamenti i Shtetit thekson se Shqipëria, së bashku me disa vende të tjera, ka siguruar transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike, duke përmbushur standardet në lidhje me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e tyre.
Në listën e vendeve që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshihen edhe vende si Brazili, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Izraeli, Turqia, Portugalia, Rumania, Afrika e Jugut, India etj.
Ndërkohë, për 69 vende të tjera Departamenti thekson se nuk i përmbushin standardet, megjithëse një pjesë e tyre ka shënuar progres të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës.
'Departamenti arriti në përfundimin se, nga 139 vendet (dhe Autoriteti
Palestinez) të vlerësuara, 71 qeveri përmbushën kërkesat minimale të transparencës fiskale dhe 69 nuk i përmbushën kërkesat minimale. Megjithatë, nga këto 69, 26 bënë përparim të konsiderueshëm drejt përmbushjes së kërkesave minimale të transparencës fiskale.
Departamenti vlerësoi qeveritë e mëposhtme si qeveri që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025: Shqipëria, Argjentina, Armenia, Bahamas, Benini, Bosnja dhe Hercegovina, Botsvana, Brazili, Bullgaria, Burkina Faso, Kepi i Gjelbër, Kili, Kolumbia, Komoret, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Çekia, Estonia, Fixhi, Gjeorgjia, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Hondurasi, Hungaria, India, Indonezia, Izraeli, Xhamajka, Jordania, Kazakistani, Kenia, Kosova, Republika e Kirgistanit, Letonia, Lituania, Malajzia, Malta, Mauritiusi, Meksika, Mikronezia (Shtetet e Federuara), Moldavia, Mali i Zi, Maroku, Namibia, Nepali, Maqedonia e Veriut, Panamaja, Paraguai, Peruja, Filipinet, Polonia, Portugalia, Rumania, Ruanda, Serbia, Sejshelet, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Tailanda, Timori Lindor, Trinidad dhe Tobago, Tunizia, Turqia, Uganda dhe Uruguai.
Departamenti vlerësoi se sa vijon nuk i përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025, dhe tabela më poshtë identifikon nëse secila prej tyre ka bërë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së këtyre kërkesave', thuhet në raport.
Ky raport nënvizon se transparenca fiskale është një komponent thelbësor i menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike, pasi rrit besimin e tregjeve dhe forcon llogaridhënien e qeverive ndaj qytetarëve të tyre.



