Dalja e lumit Vjosa nga shtrati, niveli i ujit kalon mbi urën e vjetër të Mifolit

Aktualitet

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati, niveli i ujit kalon mbi urën e vjetër

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka bërë që uji të kalojë mbi urën e vjetër të Mifolit.

Deri në këto momente në Novoselë janë evakuuar 13 familje, pasi banesat e tyre u përmbytën nga reshjet e shiut.

Urdhër për evakuim janë dhënë edhe për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës dhe në Fier. Kujtojmë se prej tre ditësh, në shumë zona Shqipëria vijon të jetë e përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

ME TE LEXUARAT