Dalin pamje të reja! Si shitej heroina në mes të Tiranës, grupe të rinjsh duke bërë ‘pazare’ në mes të ditës

Aktualitet

Dalin pamje të reja! Si shitej heroina në mes të Tiranës,

Policia e Shtetit ka publikuar të tjera pamje nga aksioni i zhvilluar në zonën ish-bllokut në Tiranë, ku janë arrestuar dhjetëra të rinj për shitje drogë.

Në pamje shihen sesi në mes të ditës, madje edhe në prani të qytetarëve të tjerë, të rinjtë bëjnë pazare droge.

Gjatë kontrollit fizik ndaj të arrestuarve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar:

1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion