Daja i deputetes së PS plagosi me drapër të atin – 34-vjeçarja sqaron foton e publikuar nga Zegjine Çaushi

Aktualitet

Daja i deputetes së PS plagosi me drapër të atin –

Sot u mbajt seanca për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS-së, Zegjine Çaushit, ku u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Kujtojmë se 52-vjeçari theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e Merita Grëmajt, ku plagosi me drapër babain e saj.

Merita Gremaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëreia Live”, sqaroi të vereten e fotos së postuar nga deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ku kjo e fundit ka deklaruar se daja i saj do të martohej me 34-vjeçaren.

Gremaj ka hedhur poshtë deklaratëne  deputetes duke thënë se nuk do të martohej kuurë me Bledar Bakajn.

Pjesë nga intervista:

Sidorela Gjoni: A do të martoheshit, cila është e vërteta?

Merita Gremaj: Unë me atë, kurrën e kurrës

Sidorela Gjoni: Kur është bërë foto?

Merita Gremaj: Kur kemi ikur në Fier me ble rroba. Si mund të merrem me një njeri që më dhunon, kërcënon, më keqtrajton

Sidorela Gjoni: Kush t’i ka dhuruar?

Merita Gremaj: Mi ka dhënë vajza e Nazmies. Foto është bërë se më kërcënonte

Sidorela Gjoni: I ke thënë deputetes se do martohesh?

Merita Gremaj: Jo, unë e kam nxjerrë jashtë. Donte Bledari të më fuste në punë dhe ajo thoshte në Roskovec.

Nexhi Beqiraj: Pse nuk e keni denoncuar, të kërcënonte dhe nuk e ke denoncuar?

Merita Gremaj: Se thoshte ti po tregove do të të heq një këmbë dhe krah, do të bëj të vuash, e ka thënë edhe në komisariat.

Sidorela Gjoni: Kur është bërë fotografia?

Merita Gremaj: Në muajin qershor

Sidorela Gjoni: Të këtij viti?

Merita Gremaj: Po

Eris Dhamo: Kur ka nisur dhuna për herë të parë?

Merita Gremaj: Ka qenë e vazhdueshme

Sidorela Gjoni: Edhe në qershor?

Merita Gremaj: Vetëm dy ditët e fundit e ndali dhunën se erdha në shtëpi për të kërkuar ndihmë, te familja ime

Sidorela Gjoni:Si reaguan institucionet kur bëre denoncimin?

Merita Gremaj: Më thanë ‘pse nuk erdhe më para?’. Po nuk kisha shanse

Sidorela Gjoni: Cilat janë provat që ke?

Merita Gremaj: Kam një telefon tjetër dhe ky akoma vazhdon me kërcënime edhe në shtëpinë time. Atje nuk kam mundur t’a regjistroj se nuk kisha telefon.

Sidorela Gjoni:Në polici ça provash ke dhënë?

Merita Gremaj: Kam dhënë prova. Unë faktikisht si person nuk doja kontradikta, se gjerat më shumë agravoheshin

Sidorela Gjoni:A të ka marrë deputetja në telefon?

Merita Gremaj: Erdhi bashkë me babain e saj dhe solli vetëm rroba

Sidorela Gjoni: Pas denoncimit?

Merita Gremaj: Jo. S’kam kontakte, s’më ka marrë, asnjë takim

Sidorela Gjoni: Po të afërmit e Bledarit?

Merita Gremaj: Më kanë thënë të heq denoncimin se ka fëmijë, nuk mundem se jam e kërcënuar dhe e dhunuar. Po tani që babai im ndodhet në shtrat ca të bëj. Unë dhe nëna jemi si mos më keq.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion