Ndodh edhe kjo! Hajdutët grabisin shtëpinë e muzikantit, bëjnë dush dhe largohen

Bota

Ndodh edhe kjo! Hajdutët grabisin shtëpinë e muzikantit,

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në shtetin grek. Një muzikant u kthye në shtëpinë e tij në Petralonë dhe u gjend përballë shtëpisë së tij të “shkatërruar”.

Disa hajdutë ishin futur në banesën e tij, kishin bërë dush dhe ishin rruar, krahas “gërmimit” në çdo sirtar.

Pas dushit dhe pastrimit, hajdutët janë larguar duke lënë pas rrëmujën e bërë.

Historia u publikua nga pronari i banesës në rrjete sociale.

“Ju hajdutët rruheni dhe laheni në shtëpinë tuaj?” shkroi ai në TikTok . Sipas postimit të tij në rrjetet sociale, ndër të tjera, hajdutët i kanë marrë disa pajisje që ai përdor në muzikën e tij, me vlerë qindra euro.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion