Braktisi makinën dhe u arratis nga vendi ku u aksidentua, shpallet në kërkim 21-vjeçari, Policia: Nuk kishte patentë

Aktualitet

Braktisi makinën dhe u arratis nga vendi ku u aksidentua, shpallet në

Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Kukësit, pasi pas një aksidenti rrugor, ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të natës, në zonën e njohur si “Agjencia”, ku i riu A. Gj., banues në Kukës,  ka qenë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy pasagjerë, shtetasit G. Ll. dhe R. G., të cilët ndodheshin në automjetin që drejtonte 21-vjeçari. Fatmirësisht, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Gj., 21 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se sot, rreth orës 00:30, në vendin e quajtur “Agjencia”, automjeti që ai drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. H. dhe më pas shtetasi A. Gj. ka braktisur automjetin dhe është larguar.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasit G. Ll. dhe R. G., banues në Kukës, pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetasi A. Gj., të cilët jashtë rrezikut për jetën, si dhe 2 automjete të parkuara.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Gj. dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT