Tjetër shpërthim i fuqishëm me granatë në oborrin e një banese, policia nis hetimet

Aktualitet

Tjetër shpërthim i fuqishëm me granatë në oborrin e

Policia me anë të një njoftimi ka bërë me dije se është gjetur një granatë dore e shpërthyer në një banesë të braktisur.

Policia bën me dije se në këtë banesë, pronarët e saj kanë ndërruar jetë disa kohë më parë dhe aty nuk jetonte njeri.

Blutë kanë nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.

Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion