Bolonjë, 40-vjeçari shqiptar dhunon e grabit të riun shurdhmemec te stacioni i trenit

Aktualitet

Bolonjë, 40-vjeçari shqiptar dhunon e grabit të riun

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Hekurudhore e Bolonjës në Itali, pasi akuzohet se ka goditur me shqelma dhe grushte një të ri me aftësi të kufizuara (shurdhmemece), më pas i ka rrëmbyer nga dora çantën në përpjekje për t’u arratisur.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Piazza Medaglie d'Oro, përballë stacionit të trenit, por u raportua vetëm sot në media.

Kanë qenë vetë oficerët e Polferit, (policia e hekurudhës), që kanë vënë re se një i ri ishte i shtrirë në tokë dhe se agresori po e rrihte dhe në momentin që i pa, tentoi të arratisej.

Pasi e ndoqën, oficerët e bllokuan në Piazza XX Settembre. Shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua, kishte mbi vete çantën, me celularin, portofolin dhe dokumentet brenda.

Viktima, të cilës iu kthyen malli i vjedhur, njoftohet se ka pësuar traumë në fytyrë dhe edemë të hundës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion