Nga rrethimi i Ramës në Surrel te bllokimi i të gjitha akseve rrugore, Maliqi: Ja skenarët e protestës së 7 Tetorit

Politikë

Nga rrethimi i Ramës në Surrel te bllokimi i të gjitha akseve

Më 7 Tetor, opozita nis mosbindjen civile, dhe këtë herë jo thjesht me fjalë, por me vepra. Lefter Maliqi zbulon prapaskenat e skenarit destabiliziues.

Në një intervistë në ''Te Pashoq'' Maliqi zbulon opsionet e të Hënës, që nga rrethimi i shtëpisë së Edi Ramës në Surrel, rrethimi i Kryeministrit kur zbret nga avioni në Rinas, bllokimi i akseve kryesore të vendit, e deri te përplasja me forcat e Policisë që do t'i pengojë protestuesit në tubimin, i cili është parashikuar të mos ketë asnjë fjalim si herët e tjera, por vetëm përplasje nëpër rrugë.

Maliqi zbulon edhe takimin e Ilir Metës me Flamur Nokën, ku është vendosur që me shumë mundësi kandidatët e Partisë së Lirisë do të hyjnë në listat e Sali Berishës.

I pyetur për situatën brenda PL-së, Maliqi tregon se zonja Monika Kryemadhi nuk ka shkelur më në selinë e partisë që prej nisjes së divorcit me Metën.

Maliqi shpërthen edhe kundër SPAK-ut, që sic thotë nuk i kthen asnjë përgjigje për 11 kallëzimet që ai ka bërë, pasi është i kapur nga pushtetarët.

Lefter Maliqi, në cilësinë e ish-numrit dy të Burgjeve shokon me deklaratën, kur thotë se Ervin Salianji duhet të bëjë kujdes me ushqimin në burgun e Fierit.

Maliqi tregon se cfarë ndodh në prapaskenë në ambientet e vuajtjes së dënimit. Sipas tij, ekzistojnë ilace që mund të hidhen në ushqim që të shkaktojnë vdekjen në harkun kohor të 2-3 viteve.

Ai shprehet i bindur se kjo praktikë ka ndodhur edhe me emra të tjerë që kanë vuajtur dënimet e tyre nëpër burgjet shqiptare.

Ai i bën thirrje eksponentëve të PD-së, sidomos ata që tani janë angazhuar në qakrun e Fierit për zgjedhjet e 2025, që të mundësojnë ushqimin cdo ditë për Ervin Salianjin, në mënyrë që mos ta ekspozojnë përballë asnjë rreziku që mund t'i vijë nga armiqtë e pushtetit.

Për dënimin e Salianjit, Maliqi thotë se është thjesht hakmarrje e regjimit të Edi Ramës, pasi denoncime publike si ai kanë bërë të gjithë opozitarët, sepse kjo është pjesë e detyrës së tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion