Ervin Salianji letër nga qelia për dënimin e deputetëve të opozitës: Pas vrasjes, dënimi politik...

Politikë

Ervin Salianji letër nga qelia për dënimin e deputetëve

Ervin Salianji reagon nga burgu për qëndrimet e mazhorancës me deputetët e opozitës
Letër nga IEPV FIER

Dorëzuar avokatit ora 13:45 minuta

Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse.

Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.

Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet.

Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat.

Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës.
Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion