Bllokohen 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule të kompanisë “Tona”! Nuk dihet nga vinë
Lajmifundit
/
24 December 2025, 17:07
Aktualitet

Këtë të mërkurë Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Tiranë ka bllokuar 5 ton djathë dhe 944 kg fileto pule. Ushqimet e bllokuara i përkasin kompanisë TONA.
Kjo masë ka ardhur për mos pajisje me kundra etikete në gjuhën shqipe. Gjithashtu mësohet se është penalizuar subjekti me masë administrative gjobë për veprime në kundërshtim me kërkesat e etiketimit dhe të gjurmueshmërisë.



