Bllako dorëzoi mandatin, Kuvendi shkresë KQZ, e njofton për vakancën

Aktualitet

Bllako dorëzoi mandatin, Kuvendi shkresë KQZ, e njofton për

Kuvendi i ka dërguar shkresë KQZ ku e njofton për krijimin e vakancës pas dorëzimit të mandatit nga ana e deputetit Alqi Bllako.

Bllako dorëzoi ditën e djeshme mandatin e deputeti, çka hapi rrugë për arrestimin e tij. Sot Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-deputetit.

Bllako dorëzoi mandatin, Kuvendi shkresë KQZ, e njofton për

Efektivët e policisë kanë shkuar në banesën e Bllakos. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Kujtojmë se Bllako, hoqi dorë nga mandati i tij. Kështu policia me urdhër nga SPAK, shoqëroi ish deputetin për aferën e incenratorëve.

Mbi Bllakon rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. Ai nga SPAK akuzohet se ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash duke shpronësuar një pronë ku do ndërtohej inceneratori i Fierit. Sipas SPAK, shkelja është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

ME TE LEXUARAT