Putin rekruton 134 mijë të rinj, por nuk do të luftojnë kundër Ukrainës
Lajmifundit
/
31 Mars 2022, 13:21
Bota

Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret, në të cilin janë rekrutuar 134.500 të rinj në ushtrinë ruse.
Megjithatë, ministria e mbrojtjes tha se dekreti nuk kishte të bënte me konfliktin në Ukrainë, sipas skynews.
Sergei Shoigu, ministri rus i mbrojtjes, tha se rekrutët e rinj nuk do të dërgohen në “pikat e nxehta”.
“Shumica e personelit ushtarak do t’i nënshtrohen trajnimit profesional në qendrat e trajnimit për tre deri në pesë muaj.
Më lejoni të theksoj se rekrutët nuk do të dërgohen në asnjë pikë të nxehtë,” tha ai.