"Blindohet" Elbasani/ Policia kontrolle të rrepta në rrugë, në sitë makinat e shpallura "Alert"

Aktualitet

"Blindohet" Elbasani/ Policia kontrolle të rrepta në

Policia rrugore e Elbasanit ka ngritur ditën e sotme disa postblloqe kontrolli.


Bëhet me dije se këto postblloqe kanë si qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, për sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve në drejtim të respektimit të rregullave të qarkullimit  dhe për disiplinimin e qarkullimit sidomos në segmentet me fluks të madh.


Ngritja e postblloqeve të policisë rrugore edhe për evidentimin e mjeteve të shpallura “Alert” dhe atyre që kanë gjoba të pashlyera, taksa të papaguara dhe që qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik.


Kontrollet po kryhen jo vetëm në akset e rrugëve kombëtare dhe në akset e rrugëve rurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion