BKH kontroll në gjashtë ambiente në Tiranë, Call Centeri çon në pranga 10 persona. Në kërkim bosët (EMRAT)

Aktualitet

BKH kontroll në gjashtë ambiente në Tiranë, Call Centeri

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK kanë ushtruar kontrolle në disa kulla në Tiranë, duke arrestuar dhjetë persona.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se operacioni i zhvilluar gjatë së premtes në disa kulla në qendër të Tiranës, kishte në fokus aktivitetin e Call Center.

Gjatë operacionit janë kontrolluar gjashtë ambiente, pasi Call Center lëvizte vendndodhjen për të shmangur lokalizimin.

Tre personat e njohur si bosat e Call Center, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, janë shpallur në kërkim, ndërsa gjatë operacionit u arrestuan në kushtet e flagrancës R.Gj., E.Gj., D.Q., E.M., R.P., O.K.

Rezulton se prona ku u gjet biznesi nga Byroja Kombëtare e Hetimit është në pronësi të “C Property”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion