44-vjeçari shqiptar në Greqi, vret me çifte burrin e të dashurës së tij

Aktualitet

44-vjeçari shqiptar në Greqi, vret me çifte burrin e të

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Spathohori të Agrinjos, në Greqi, ku një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare dyshohet se ka vrarë me armë gjahu një 51-vjeçar, Kostas Alexandris, kryeplak i fshatit dhe baba i një fëmije të mitur. Viktima raportohet se ishte bashkëshorti i gruas me të cilën autori dyshohet të kishte një lidhje intime.

Krimi dyshohet të ketë prapaskenë erotike dhe nuk lidhet me detyrën e viktimës. Autori i kishte ngritur pritë 51-vjeçarit dhe e ka qëlluar me çifte në momentin që ai po afrohej me automjetin e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, automjeti i viktimës ka përfunduar në një greminë, ku u gjet nga banorët e zonës.

Disa orë pas ngjarjes, autori ka telefonuar policinë dhe ka pranuar autorësinë e krimit, duke shprehur dëshirën për t’u dorëzuar pasi ishte i penduar. Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, e cila rezulton se mbahej me leje

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion