“Prisni çdo gjë nga qeveria”, Rama me kryebashkiakët: Çfarë shkence bëni? Pse s’ka mbaruar faza e parë për...

Politikë

“Prisni çdo gjë nga qeveria”, Rama me

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me kryebashkiakët e vendit, ku fokusi i diskutimeve janë sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe “betejat e politike e shoqërore” kundër mbetjeve plastike.

Edi Rama u është drejtuar me tone kritike kryetarëve të bashkive, teksa u ndal te paketa e maleve, që tha se ende nuk është finalizuar faza e parë e saj.

“Pushteti vendor vetëm shfrytëzon taksat e shqiptarëve për të funksionuar… S’mund të prisni vetëm nga qeveria.

Si ka mundësi që s’ka mbaruar faza e parë e paketës së maleve, çfarë është kjo shkencë për të përcaktuar harta për zhvillim? Çfarë shkence bëni? Nuk e kuptoj!

I kam kërkuar drejtores së agjencisë kombëtare të planifikimit, që të jetë në dispozicion të secilës bashki për asistencë teknike. I kam kërkuar ministrit Demo që të vendosë target për çdo bashki. Ambicie jonë është që të kemi 1 mijë investime”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion