Aksident tragjik, anija përplaset me urën, raportohet për të vdekur

Bota

Aksident tragjik, anija përplaset me urën, raportohet për të

Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije u përplas me një urë mëngjesin e sotëm në Guangzhou, provincën Guangdong të Kinës jugore,.

Si pasojë e përplasjes një pjesë e urës u shemb, thanë autoritetet.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30, kur një anije me kontejnerë u përplas me një shtyllë të urës Lisinsa në distriktin Nansa.

Një anëtar i ekuipazhit u plagos lehtë.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT