Bilanci i luftës, sa ushtarë rusë ka vrarë Ukraina në 76 ditë

Bota

Bilanci i luftës, sa ushtarë rusë ka vrarë Ukraina në

Rreth 26,000 trupa ruse janë vrarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, sipas një njoftimi të Shtabit të  Përgjithshëm të  Forcave të Armatosura të Ukrainës në përditësimin e saj të fundit, shkruan BBC.

Ditën e djeshme, Rusia regjistroi humbjet më të mëdha në Avdiivka, në veri të qytetit ukrainas Donetsk.

Sipas njoftimit, Ukraina ka shkatërruar:

1170 tanke, 2808 mjete të blinduara, 519 sisteme artilerie, 185 sisteme raketash, 87 sisteme kundërajrore, 199 avionë, 158 helikopterë, 1980 automjete dhe cisterna karburanti.

Gjithashtu raportohet per 12 varka, 380 drone, 41 njësi pajisje speciale dhe 94 raketa

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë këto pretendime.

ME TE LEXUARAT