Bie nga lartësia, paralizohet punëtori, niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Aktualitet

Bie nga lartësia, paralizohet punëtori, niset me helikopter drejt

44-vjeçari Besnik Lika është paraqitur në gjendje të rëndë pranë urgjencës së Spitalit të Sarandës.

Lika dyshohet se ka rënë nga soleta teksa ka qenë duke riparuar çatinë e një objekti. 44-vjeçari ka pësuar frakturë torakale tetë me pasojë paralizë të këmbëve dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 44 vjeçari për shkak të gjendjes së rëndë do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, bëjnë me dije burimet nga urgjenca e Sarandës.

ME TE LEXUARAT