Berisha non- grata në SHBA, ambasadori Soreca komenton vendimin për herë të parë

Aktualitet

Berisha non- grata në SHBA, ambasadori Soreca komenton vendimin për

Ditën e sotme, ambasadori i BE-së Lugi Soreca është pyetur nga mediat për vendimin e SHBA, për shpalljen e Sali Berishës dhe familjes së tij non- grata në tokën amerikane.

 “Është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht, nuk kam koment”, deklaroi shkurtimisht Soreca.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha u shpall më 19 maj nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ‘non grata’ në SHBA. Blinken tha: Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion