Berat, shisnin kokainë në ‘Pub Star’ në Dimal, arrestohen pronari i lokalit të natës dhe truproja

Aktualitet

Berat, shisnin kokainë në ‘Pub Star’ në Dimal,

Shpërndanin drogë në klubin e natës, 4 persona arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Berat për ‘prodhim e shitje të narkotikëve’.

Policia njoftoi se mes të arrestuarve janë pronari i “Pub Star” në Dimal dhe truproja e subjektit, që u kapën me 28 doza kokaine.

Hetimet kishin nisur prej vitit 2023 sipas organit të akuzës, në bashkëpunim edhe me Forcën Operacionale, pas informatave operative se në “Pub Star” në Dimal shitej lëndë narkotike.

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.319, të vitit 2023, nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Agjentëve në Mbulim dhe Njësinë nr 1, në qytetin e Dimalit (ish-Ura Vajgurore), në ambientin e ‘Pub Star’ u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar ‘STAR’, ku dhe u arrestuan shtetasit: K.I.; K. D; R. Z. dhe E. V.”, njoftoi prokuroria vendore sot (22 shkurt). 

Në cilësinë e provës materiale u bë e mundur sekuestrimi 28 dozave të dyshuara kokainë të mbeshtjellë me qese të tejdukeshme.

Pesë doza të dyshuara kokainë dhe një peshore elektronike u sekuestruan në banesën e shtetasit E.V., pronari i ‘Pub Star’.

Ndërsa në automjetin e shtetasit K.D., truproja e lokalit, në xhepin e derës, u gjetën të futura në një vezë si ato e kinderave me ngjyrë të verdhë, 23 doza të dyshuara kokainë.

ME TE LEXUARAT