Bënte kërdinë me vjedhje, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Aktualitet

Bënte kërdinë me vjedhje, arrestohet 25-vjeçari në

Policia e Durrësit ka arrestuar një 25-vjeçar, akuzuar për një sërë vjedhjesh. Blutë kanë njoftuar se shtetasi XH.K, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e personave përgjegjës dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore,  ndaluan shtetasin Xh. K., 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja.

Pas veprimeve hetimore të kryera rezultoi se shtetasi Xh. K. është autori i dyshuar i disa vjedhjeve në të ndodhura gjatë muajve qershor-korrik, në Durrës, konkretisht:

Më datë 16.06.2021, ka vjedhur biçikletat e shtetasve P. T. dhe A. G;

Më datë 30.06.2021, në lagjen nr. 16, Durrës, ka vjedhur në banesën e shtetasit K. N.;

Më datë 14.07.2021, në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur në dyqanin e shtetases F. D. dhe disa pajisje në ambientet e një shkolle në lagjen nr. 16, Durrës”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion